Promovimi i Shqipërisë turistike/ Milva Ikonomi: Turizmi me rëndësi në zhvillimin ekonomik

Report TV 2019-02-23

Views 0

Përmbyllet me sukses programi ?Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor? në Kalanë e Tiranës. Ky projekt i nisur që prej vitit 2013, financuar nga qeveria gjermane dhe implementuar nga GIZ kishte si synim nxjerren në pah dhe promovimin e vlerave tradicionale e kulturore e turistike të vendit tonë.

Eventi kishte në fokus prezantimin e produkteve që solli ky projekt 4-vjeçar, konvertuar në piktura, broshura si edhe souvenire të cilat kishin si qellim promovimin e Shqipërisë. Nën shoqërinë e videove promovuese, broshurave si edhe ushqimit të mirë u prezantua në mënyrë të përmbledhur ky projekt.

Në këtë event përmbyllës, ish-ministrja e Ekonomisë Milva Konomi, si edhe deputetja e Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni theksuan se turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit ndaj dhe kërkon një fokus më të madh.

Share This Video


Download

  
Report form