Zone e Lire/ "Kane dale llafe qe ke nderruar kah seksual", Muç Nano: Me vjen turp…

RTV KLAN 2019-02-23

Views 5

Ai njihet si një ndër gazetarët dhe analistët më kontraversë të vendit tonë dhe shpesh ngjall provokime me deklaratat që bën.

Vetëm disa javë më parë Mustafa Nano bëri deklaratën e bujshme në shfaqjen e tij  ?One man Show? në teatër ku tha: ?Jam gay?. Kaq mjaftoi dhe ai u kthye në kryefjalën e mediave online. Gjatë kësaj kohe Nano nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me deklaratën e tij, por sot i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan tha se qëllimisht nuk e kishte përgënjeshtruar deklaratën. Sipas tij kjo është një lojë që bëjnë shqiptarët e prapambetur që me mendjen e tyre janë në mesjetë. ?Njerëzit e dinë të gjithë që unë nuk jam gay?, tha ai ndërkohë që shtoi se i vjen turp që bën këtë saktësim.

Ermal Mamaqi: Nuk e filloj dot intervistën pa të pyetur për diçka shumë thelbësore. Nga kjo shfaqja e fundit kanë dalë llafe dhe thonë që ti ke ndërruar kah seksual?

Mustafa Nano: Ka patur një histeri online nëpër portale dhe kjo histeri ka patur si refren titullin ?Muç Nano është gay?. Më kanë thënë shumë njerëz të dal dhe ta përgënjeshtroj, por unë nuk e kam përgënjeshtruar qëllimisht sepse kjo është një lojë që bëjnë shqiptarët e prapambetur që me mendjen e tyre janë në mesjetë. Nëse unë do dilja dhe do të thoja që nuk jam gay, do dukej sikur unë bëja lojën e tyre. Dhe unë mendoj se asnjëri nuk ka përse ta përgënjeshtrojë sepse një gay është si gjithë të tjerët. Njerëzit e dinë të gjithë që unë nuk jam gay.

Ermal Mamaqi: Nga këto llafet që dalin s?po marrim vesh se kemi shumë shokë që po ndryshojnë orientim.

Mustafa Nano: Kam përshtypjen që edhe ata që kanë ngritur këtë histeri kundër Muç Nanos gay edhe ata e dinë që nuk jam gay. Këtë saktësim mua më vjen turp që e bëj.

Ermal Mamaqi: E kuptoj, por më duhej ta thoja. Më vjen keq.

Mustafa Nano: S?ka gjë. Gay-t janë si të gjithë njerëzit e tjerë, pa asnjë lloj ndryshimi. Një heteroseksual nuk ka kredenciale më të forta morale, etike apo sociale se sa një gay./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form