Rama inspektime ne rrugen Kardhiq-Delvine

RTV KLAN 2019-02-23

Views 0

Brenda 3 muajve në rrugën Kardhiq-Delvinë është realizuar 50 % e punimeve, të këtij aksi strategjik që lidh Gjirokastrën, Sarandën dhe Tepelenën.

Kryeministri i cili inspektoi punimet u njoh nga drejtuesit e projektit dhe drejtorja e ARRSH me ecurinë e punimeve dhe vështirësitë që kanë hasur për shkak të motit. Vetë Rama nuk harron të kujtojë çka morën si trashimi nga paraardhësit në këtë aks ndërsa kërkon standarde.

? Kjo është nga pjesët më problematike që kemi trashëguar ne edhe si kulturë pune edhe si inerci që këto ngrëniet të hyjnë në fazë rehabilitimi me ato sistemet që nxjerrin bimësi. Duhet bërë një projekt siç e ka gjithë bota normale, që aty ku gërryhet mali, ose kodra për arsye të veprës, të krijohen kushte për rehabilitim. Është tamam si një plagë që çan dhe e lë në qiell të hapur. Volumi i punës është shumë i kënaqshëm. Sfida jonë është që jo vetëm të bëjmë rrugë ku të kalojnë njerëzit, por edhe rrugë cilësore, të qëndrueshme dhe nga pikëpamja mjedisore të pakontestueshme?.

Gjatë turit në qarkun e Gjirokastrës ishte dhe në Lunxhëri ku si pjesë e programit kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore sapo ka përfunduar rikonstruktimi i qendrës shendetesore që i shërben 4800 banorëve.

?Kushtet kanë qenë totalisht të degraduara, shumë të këqija.?

Pasdite kryeministri do të zhvillojë një takim me banorët e Përmetit si pjesë e turit ?Bashkia që duam?.

Share This Video


Download

  
Report form