Report TV - Pas dorëzimit të mandateve, Basha niset për Vjenë me Shkëlzen Berishën

Report TV 2019-02-22

Views 0

Këtë mëngjes, një ditë pas protestës së opozitës që u finalizua me dorëzimin në kuvend të dorëheqjeve nga mandati i deputetit, lideri demokrat Lulzim Basha është nisur për në Vjenë ku do të takojë Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm.

Kryedemokrati Basha është para në aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas, i shoqëruar nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në kryeqytetin austriak, ndodhet më herët kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Mbetet e paqartë mbetet arsyeja e shoqërimit të Bashës edhe nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.  

OSBE ka mbajtur një qëndrim shumë të ashpër për vendimin e opozitë spër të djegur mandatet.

Share This Video


Download

  
Report form