Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje opozitës të mos i dorëzojë në masë dhe të koordinuara mandatet dhe të dënojnë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka zhvilluar mbrëmë dy biseda të veçanta telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike dhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
?Diplomati i lartë amerikan ?i këshilloi? dy kryetarët e partive ?kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë?.
Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, zoti Palmer u bëri thirrje të dy udhëheqësve të opozitës të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstruktive në proceset demokratike, duke theksuar rolin jetik, që partitë e opozitës duhet të luajnë në një shoqëri demokratike.
Më herët ishte Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila u bëri thirrje deputetëve të opozitës të refuzojnë lënien e mandateve. Në reagimin e datës 19 Shkurt, selia diplomatike theksoi se me këtë vendim, PD e LSI po minojnë demokracinë në vend.
Tv Klan