#oranews #taulant balla
Përfaqësues të Parlamentit çek u sugjerojnë palëve në Shqipëri të dialogojnë si e vetmja zgjidhje për të mos ndërprerë rrugën evropiane të Shqipërisë. Pas takimit me delgacionin çek kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla tha se opozita ka zgjedhur rrugën e gabuar për të ardhur në pushtet.
Pas dorëzimit të mandateve të opozitës në kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paralajmëruar opozitën se ka zgjedhur rrugën e gabuar për të ardhur në pushtet. Në një konferencë të përbashkët për median, me kryesuesin e delegacionit çek, Balla u shpreh se me këtë veprim pakica kërkon të dëmtojë rrugën evropiane të Shqipërisë.
Taulant Balla: Marrja e pushtetit me dhunë, apo përpjekjet për deligjitimimin e proceseve demokratike është e papranueshme. Dorëzimi apo dorëheqje prej tyre është injorimi i vullnetit të popullit. Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën evropiane të Shqipërisë.
Ndërsa Përfaqësuesit e Delegacionit për Çështjet Evropiane në Ceki i kërkuan opozitës që betejën e saj ta bëjë në Parlament. Çekia shprehet se zgjidhja e vetme është dialogu pasi kjo situatë mund të ndikojë edhe në hapjen e negociatave.
Ondrej Benesik: Protestat janë një e drejtë demokratike, por mjetet dhe mënyrat që duhet të zgjedhë opozita duhet të jenë ligjore. Një turbulencë politike në kohën kur Shqipëria është në pritje të vendimit për hapjen e negociatave, nuk është shumë e favorshme.
Në takimin me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, delegacioni dha mbështetjen e Çekisë për hapjen e negociatave
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-opozita-ka-zgjedhur-rrugen-e-gabuar-te-ardhur-ne-pushtet
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz