#oranews #djegiaemandateve #spartakngjela
Avokati, Spartak Ngjela, thotë se e priste një reagim të tillë nga Ambasada amerikane në Tiranë rreth vendimit të opozitës për lënien e mandateve.
I ftuar në Ora News, Ngjela thotë se amerikanët e kanë kuptuar se ky është një problem politik, nuk ka krizë në Shqipëri.
Avokati vlerëson se në thelb opozita dhe mazhoranca problemin kryesor e kanë me reformën në drejtësi.
Ngjela: E kisha mendimin se do të ndërhynin. Mandati nuk digjet.Mandati dorëzohet.Unë e kam dorëzuar një mandat se hyra në zgjedhje lokale, dorëzohet me shkresë. Amerikanët e kanë kapur që është problem politik, nuk ka krizë në Shqipëri. Ata dështuan.Shkuan me torinë e Berishës që të kapnin kështjellën. Nuk e kapën dot. Ishte skemë e FBI-së. Ju vuri dyerve blind të paparë, edhe gaz lotësjellës dhe ujë dhe ata ikën.Ja e merrnin, çfarë do të bënin? Kjo është politikë injorante.
Saliu e kishte konceptuar si kështjellë. Ishte luftë me mullinjtë e erës. Këta nuk djegin mandatet, këta nuk duan të shkojnë për KLGJ dhe KLP. Këta nuk kanë asgjë me Ramën dhe askënd, e kanë me reformën në drejtësi. 30% të liderëvë të të dy krahëve i kap reforma, por mazhoranca nuk e bën veten të thotë jo. Vetëm Rama kuptohet që luan o për destabilizim, o për zbarritjen e ligjeve. A do ti lënë? Jo. Do të hyjnë këto ditë të 140.
Duhet ta lënë që në këto momente këtë rrugë që kanë bërë. Do ti fusin me materiale shtrënguese.Që të bësh atë me Amerikën duhet të jesh i paparur, duhet të mos kesh asnjë shenjë në xhaketë. Këta janë të gjithë me shenja. E pe si e nxori zëvendës sekretari i shtetit Saliun nga çadra. Më mirë të dëgjojnë këtë të Ambasadës se do u vinë si për çadrën. Nuk frenohet dot reforma në drejtësi.
Avokati thotë se nëse opozita dorëzon mandatet ato do të zëvendësohen.
Ngjela: Lënien e mandateve e kanë të drejtë por ato zëvendësohen në bazë të Kushtetutës. E lashë una mandatin, erdhi tjetri që ishte pas në listë.
Duke komentuar vendimin e Lefter Kokës, Ngjela ka këtë koment:
Ngjela: Ai është një, unë them që 140 do të futen brenda.
Avokat Ngjela vlerëson se Rama duhet të ishte në Tiranë dhe të ndiqte protestën e 16 shkurtit, ndërsa një këshillë ka dhe për Berishën.
Ngjela: Kryeministër pa zyrë, në momentet që duhet ishte në Tiranë, ishte në Vlorë. Duhet ta ndiqtë protestën në zyrë apo në ndonjë vend tjetër.Por ata që humbën rrethimin, Saliu mund ta pësojë si Sulltan Murati II, doli dhe humbi jetën se pësoi infarkt rrugës. Saliu të mos bëjë këto, se do të mërzitet. Nuk e merr dot kështjellën me dhunë.
Po cilat janë pritshmëritë për protestën e së enjtes, 21 shkurt?
Ngjela: Çfarë proteste? Nuk kanë motiv.Pse do ta bëjnë protestën, të shpëtojnë gjënë e vjedhur prej tyre?Ka pakënaqësi popullore por pakënaqësinë popullore nuk e drejton opozita. Protestat e mëdha popullore të pakënaqësisë ngrihen, nuk drejtohen.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/djegia-e-mandateve-nga-opozita-ngjela-shba-e-ka-kuptuar-se-ska-krize-te-140-do-futen...