Protesta e të shtunës dhe kriza politike që po ndihet në horizont, rrezikon frenimin e investimeve të huaja. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford thotë se situata aktuale sjell një ngërç, i cili bën që bizneset të cilat po investojnë në Shqipëri, të presin derisa klima politike të qetësohet.
Por për Dhomën Amerikane më shqetësues është fakti se protesta dhe destabiliteti politik, ku nuk dihet se çfarë do të ndodhë më pas, largon investitorët që e shohin Shqipërinë si një vend potencial për të ardhur dhe ngritur biznes.
Mark Crawford thotë se mosmarrëveshje ka edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ato nuk përfundojnë me prishje të qeverisë, e se çdo gjë që do të ndodhë në Shqipëri do të jetë një pasqyrë për investitorët e huaj.
Tv Klan