Franca: Maqedonia nuk eshte gati per BE

RTV KLAN 2019-02-19

Views 1

Franca nuk është ende gati t'i thotë po hapjes së negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Ministrja franceze për çështjet europiane, Nathalie Loiseau e pyetur rreth vizitës së pritshme në Shkup, tha se Franca do jetë shumë më prezente në Ballkan sesa vitet e shkuara për të ndihmuar për reformat e integrimit. Por sipas saj nuk duhen përshpejtuar negociatat e anëtarësimit.

"Do vizitoj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jam e lumtur që do shkoj në Maqedoninë e Veriut pas zhvillimeve të fundit shumë pozitive. Kjo nuk do të thotë, që duhen përshpejtuar negociatat. Duhet që së pari Europa të reformohet dhe këto vende të shkojnë në drejtimin e duhur. Por, nëse u themi, që të shkojnë në këtë drejtim, duhet t'i shoqërojmë. Kjo është ajo që do bëj, duke siguruar që Franca do jetë më prezente në Ballkan sesa vitet e shkuara".

Këtë deklaratë, ministrja franceze e bëri në fillim të takimit të punëve të jashtme të Bashkimit Europian, të mbledhur në Bruksel për të diskutuar mbi problemet e shtetit ligjor në Poloni dhe Hungari, Brexit dhe përgatitjen e samitit të liderëve europianë të Marsit. Ky është qëndrimi që Franca ka mbajtur edhe në takimin e ministrave të Jashtëm në Qershor të 2018, që mbetet deri tani i pandryshuar.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form