#oranews
Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe ata të Shkencave Sociale nuk kanë marrë bursat për muajin dhjetor dhe janar.
"Ne na është hedhur vetëm tetori dhe gjysma e nëntorit. Për dhjetorin dhe janarin nuk kemi informacion"
Për muajin dhjetor do të duhet të kishin në llogarinë e tyre bankare 8 mijë e 900 lekë ndërsa për muajin janar bursa do të duhet të rritej me 1 mijë e 100 lekë, në kuadër të Paktit për Universitetin.
Por gjatë këtyre dy muajve një pjesë e studentëve nuk kanë frekuentuar mësimin për shkak të protestës. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja që ata nuk e kanë përfituar bursën pasi një ndër kushtet është edhe pjesëmarrje e rregullt në procesin mësimor.
Ndërkohë burime thonë për Ora News se shkaku kryesor i këtij ngërçi mbetet edhe mungesa e buxhetit.
Fondet buxhetore për mbulimin e këtij shpenzimi administrohen nga institucionet publike të arsimit të lartë. Bursa përllogaritet si shpenzim mesatar ditor për lekë në ditë dhe duhet të paguhet çdo muaj.
Për këtë vit përfitojnë afro 8 mijë e 700 te rinje pjestarë të familjeve me ndihmë ekonomike si studentë ekselentë. Efekti financiar në buxhetin e shtetit kap vlerën e 460 milionë lekëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-le-studentet-pa-burse-nuk-e-kane-marre-muajin-dhjetor-dhe-janar
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz