Opozita djeg mandatet e deputeteve

RTV KLAN 2019-02-18

Views 1

Opozita vendosi djegien e mandateve të deputetëve të saj. 61 karriget e deputetëve demokratëve, atyre të LSI-së dhe partive opozitare do të mbeten bosh derisa vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Të parët që e morën vendimin ishin demokratët, të cilët mandatuan kryetarin Basha që t?i drejtohet Këshillit Kombëtar për verdiktin final.

Vetë ai bëri të ditura arsyet e këtij vendimi ekstrem, i pari në historinë e pluralizmit shqiptar.

?Duke patur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi, për shkak të kapjes së kësaj qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare, për shkak të kapjes së kësaj qeverie në afera flagrante korruptive dhe kriminale, eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë, eliminimit të Gjykatës Kushtetuese, kapjes totale të sistemit të drejtësisë, duke mbështetur plotësisht zgjidhjen politike të afruar nga opozita e bashkuar të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm që do të garantojnë integrimin e vendit, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare, vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të PD në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 Qershorit 2017.?

Në të njëjtën linjë me kreun e demokratëve ka qenë edhe ish-kryeminsitri Berisha, i cili jo pak herë ka artikuluar idenë e djegies së mandateve të deputetëve.

?Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t?u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, ne kemi marrë një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë."

Aleatët e zyrtarizuan qëndrimin pas një takimi që zhvilluan me kreun e demokratëve.

Te enjten opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një tjetër proteste përpara parlamentit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form