Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë p" /> Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë p"/>

Ora News – Berisha për "Il Messaggero": Rama të kuptojë protestën e të ikë, ose do e hedhin në lumë

Ora News Lajme 2019-02-18

Views 0

#oranews #saliberisha #ilmessaggero
Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për të përditshmen prestigjoze italiane "Il Messaggero", e përballë gazetarit italian ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisjes Rama, duke e krahasuar me dikaturën e Madurës në Vennezuelë.

"Kur një popull nuk mund të votojë, dhuna më e madhe është dhuna ndaj votës," shkruan gazetari italian Marco Ventura, para se të nisë intervistën me ish liderin e PD Sali Berisha të titulluar " Shqipëria në duart e narko-politikanëve"

"Janë dy kryeqytete ku protestohet, në Caracas kundër Maduros e në Tiranë kundër Edi Ramës", shkruan gazetari. Opozita bëri të gjitha lëshimet e ka pranuar të gjitha kompromiset duke nënshkruar një amrrëveshje në maj të 2017."

"Por Edi Rama e shkeli atë ashtu si dhe të gjitha rregullat zgjedhore", shkruan Il Messaggero. Ai duhet të jap dorëheqjen e t'i lë vend një qeverie të përkoshshme, që do ta pengoj të manipuloj zgjedhjet. Nuk do të ketë një të ardhme për Shqipëri deri sa nuk do të vendoset liria e votës."

"Sali Berisha 75 vjec, kreu historik i Partisë Demokratike (qëndra e djathtë) udhëheq protestat e këtyre ditëve" shkruan media italiane. Për 13 vite President e kryeministër i Shqipërisë ,Sali Berisha është udhëheqësi më jetëgjatë i Shqipëirsë pas Enver Hozhës.

President cila ëshë arsyeja e protestës?

Sali Berisha: Para së gjtihash kjo është një protestë kudnër narkoshtetit që vepron në Shqipëri, që nuk ndjek asnjë rregull ligjor e ku trafikantët e trafiku i drogës vendos për të gjithë e për gjithçka.

Por arsyeja themelore e protestës është shkelja masive e rregullave zgjedhore e dënuar dhe nga komuniteti ndërkombëtar në raportin e OSBE ku thuhet se në 20% të rasteve është blerë vota.

Rreth 2 muaj më parë është bërë pjesërisht publike dosja me mijëra përgjime të ministrave e të kryetarëve të bashkisë së narko Partisë e narko shtetit të Edi Ramës ku shfaqen infiltrime kriminale në rrethe të ndryshme për të blerë votën e për të imponuar rezultate të përcaktuara.

Cila është baza e këtyre akuzave?

Sali Berisha: Çka them është e provuar, Janë përfshirë ish ministri i Energjisë dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, bashkëpunëtor i afërt me Edi Ramën, që kishin interes të kontrollonin votën në Durrës përmes bandave, që janë nga më të ashprat në vend

Rezultati i zgjedhjeve u përmbys nga kërcënimet e nga paratë e drogës në të paktën 5 rrethe. Ky dossier i publikuar nga Zëri i Amerikës është në duart e Prokurorisë.

Cfarë i kërkoni Ramës?

Sali Berisha: Të largohet, të lejojë krijimin e një qeverie të përkohshme me mandatin e përgatisjes së zgjedhjeve të lira për të garantuar paqën sociale në Shqipëri. Dy vjet më parë në 19 maj ne kemi nënshkruar një marrëveshje për të shkuar në zgjedhje por ai nuk e respektoj atë. Me Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Beteja është e vështirë, por këto protesta qenë një mësim i mirë e shpresoj që Rama të kuptoj, përndryshe do të ketë ditë të vështira, njerëzit do ta vrasin e do ta hedhin në lumë.

Komun...

Share This Video


Download

  
Report form