Kryetarët e bashkive mund të penalizohen nëse nuk marrin masa për menaxhimin e mbetjeve urbane. Nga Shkodra, ku vijoi me mbjelljen e fidanëve të rinj, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi paralajmëroi drejtuesit vendor për situatën.
?Në shumë qytete të Shqipërisë venddepoztimi I mbetjeve inerte nuk është zgjidhur dhe ne e kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë ta kërkojmë me forcë. në rast se bashkitë nuk do të marrin procesin ligjor të dhënies së këtyre vendepozitimeve në menaxhim ne do të kërkojmë vendosjen e masave dhe po ashtu penalizimi të drejtpërdrejtë të kryetarëve të bashkive?.
Në të gjithë vendin janë identifikuar afro 200 venddepozitime të paligjshme.
?Në Shkodër duam të rehabilitojmë 5 venddepozitime ilegale të mbetjeve urbane por edhe nga ky pozicion ku jemi I bëjmë thirrje qytetarëve të Shkodrës, banorëve të kësaj zone këtu, pushtetit lokal padyshim që këto venddepozitime që rehabilitohen nuk mund të rikthehen në vend grumbullimi mbetjesh urbane?.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, apeloi që mbjellja e pemëve të mos kryhet vetëm në një ditë, por ajo të vijohet edhe nga qytetarët.
Tv Klan