Ora News - Jepet burg për shefin e komisariatit Kukës, tre policët e tjerë lihen të lirë

Ora News Lajme 2019-02-18

Views 7

#oranews

Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masat e sigurisë për të arrestuarit e Komisariatit të Kukësit, të akuzuar për lirimin e të kërkuarit Naser Gashi.

Togat e zeza vendosën të heqin arrestin me burg për policin Kujtim Spahia, me detyrë specialist i policimit në komunitet, duke vendosur ndaj tij arrestin shtëpiak.

Ndërsa për dy punonjësit e tjerë të policisë, Ferdinand Xhepa dhe Shkëlzen Ibaj është hequr masa detyrim paraqitje.

Në arrati dhe i shpallur në kërkim është Agim Basha shefi i komisariatit të policisë Kukës. Ai akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg në mungesë.

Ndaj zyrtarëve të policisë ka nisur një hetim, sipas të cilit me veprimet dhe mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin dhe mos përmbushje të ushtrimit të detyrës, ka sjellë pasojë lirimin nga dhomat e paraburgimit të Naser Gashit, të cilit Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i ka dënuar me 7.4 vjet burg.

Kjo çështje po hetohet nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila synon të sqarojë pozitën e punonjësve të tjerë të policisë dhe prokurorisë së Kukësit në lirimin e të dënuarit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/jepet-burg-shefin-e-komisariatit-kukes

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form