#oranews
Për të 16 të arrestuarit e protestës së opozitës, prokuroria do të kërkojë masën ?arrest me burg?. Materialet kanë mbërritur në Gjykatën e Tiranës mesditën e së dielës, ndërsa masa e sigurisë do të zhvillohet të martën. Ndërkohë kanë nisur verifikimet edhe për planin e masave të Gardës së Republikës dhe Policisë.
16 të arrestuarit e protestës së opozitës që u zhvillua ditën e shtunë do të dalin të martën para gjykatës.
Për të gjithë të pandehurit do të kërkohet ?arrest me burg? nga prokuroria, ndërkohë që ndaj tyre rëndojnë katër akuza që nga shkatërrimi i pronës me zjarr e deri të goditja e dhuna ndaj punonjësve të policisë.
Arrestimi i tyre u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanq fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.
Identifikimi i tyre u bë në kohë rekord nga efektivat e policisë së kryeqytetit, por dhe agjentët e krimeve të ardhura nga rrethet të cilët kanë verifikur veprimet e tyre.
Por ndërkohe Prokuroria do të verifikojë edhe veprimet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, për planin e masave që janë marrë para dhe gjatë protestës si dhe a është zbatuar ai plan dhe a ka patur tejkalim të kompetencave të policisë.
Gjithashtu pritet edhe përfundimi i ekspertizave të policisë shkencore për lëndet e përdorura në protestë si nga ana e protestuesve dhe nga ana e Policisë dhe Gardës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-arrestuarit-protesten-neser-para-gjykates-masen-e-sigurise
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz