Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Universitetit ?Luigj Gurakuqi? të Shkodrës, ku sqaroi nismën për të tërhequr në radhët e Policisë së Shtetit, kapacitete njerëzore të pajisura me dije e të specializuara në disa fusha si ekonomi, IT, jurisprudencë etj. Ai u ka bërë thirrje studentëve me profil IT që kjo nismë të bëhet objekt diskutimesh mes tyre dhe madje të trajtohet si mundësi për t?u futur në kurikula.
589 studentë të diplomuar me rezultate të larta kanë aplikuar online për t?u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, nga data 1 deri në 15 shkurt 2019. Hapi i radhës është përzgjedhja e 150 kandidatëve fitues, që në fund të një programi intensiv do të gradohen ?nënkomisar? dhe do të shërbejnë në detyra specifike për hetimin e krimeve.
Gjatw këtij takimi Lleshaj theksoi se:?Do hapim një kurs - që hapet në fakt për herë të parë - ku themi që studentë që kanë mbaruar mirë universitetin në degët: ekonomi, financë, elektronikë, informatikë dhe jurisprudencë, - kemi zgjedhur këto degë, - mund të vijnë, të bashkohen në Akademinë e Sigurisë, e cila është një universitet që ne e kemi sot, të bëjnë një kualifikim 6 muaj, dhe pastaj mund të fillojnë si oficerë të Policisë së Shtetit në sektorin e hetimit të krimit,? ? shpjegoi Lleshaj.