Në Maqedoni gjithsej 5200 banesa nuk janë të shitura dhe qëndrojnë të zbrazura. Në ndërkohë, janë duke u ndërtuar mbi 11.500 banesa të reja ndërsa çmimi për metër katror edhe më tej mbetet i njëjtë. Nëse vazhdon rënia e aktivitetit ndërtimor për shkak të moratoriumit të pjesshëm për ndërtim në Shkup, çmimi për metër katror mund të rritet.