Pasi bënë publike lidhjen Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj duket se kanë menduar edhe për dasmën. E ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan këngëtarja tha se kanë menduar të bëjnë një ceremoni, por nuk kanë vendosur nëse do të jetë e madhe apo e vogël. Këngëtarja nuk zbuloi shumë detaje, por tha se pas dasmës kanë menduar që muajin e mjaltit ta bëjnë në Amerikë.
Ermal Mamaqi: Nëse gjërat mes jush shkojnë mirë, do bëni dasmë apo party në një pishinë?
Eni Koçi: O Genci do flasësh ti?
Genc Prelvukaj: Kam gjithë emisionin që flas?
Ermal Mamaqi: Kur bëhen muhabetet kështu, fol ti, fol ti, duket që nuk ka rënë muhabeti te dasma.
Eni Koçi: Jo, jo, e kemi diskutuar gjërë e gjatë, por nuk do t?i zbuloj të gjitha këtu. Kemi dëshirë të bëjmë ceremoni, por do vendosim nëse do ta bëjmë të madhe apo të vogël. Pas ceremonisë kemi dëshirë që për një muaj mjalti të ikim në Amerikë dhe të bëjmë një tur.
Ermal Mamaqi: Do jeshë nuse tradicionale apo moderne?
Eni Koçi: Unë do jem një miks mes nuses tradicionale dhe asaj moderne./tvklan.al