#oranews #urdhriprofesionaliarkitektit
Arkitektet që operojnë në Republikën e Shqipërisë shumë shpejt do duhet të firmosin anëtarësimin në një grupim të quajtur ?Urdhri Professional i Arkitekteve?.
Ky urdhër së bashku me nenet dhe dispozitat normative është bërë publik nga skenografi Bashkim Zahaj, i cili shprehet se është tejet absurde që krijimtaria e lirë e arkitekteve cënohet dhe se arkitekteve u duhet të tkurrin projektet e tyre.
Bashkim Zahaj: Urdhëri që duan të bëjnë, urdhri i arkitektit më duket qesharake. Ne ekzistojmë në një shoqëri të hapur, kapitaliste. Mendimin e kemi të lirë, krijimin e kemi të lirë dhe funksionimi i institucioneve shtetërore e garanton mësë miri të qënit arkitekt në fazat që kalon, për të marrë licencat e veta. Është e tepërt që të rilindi një urdhër që të jetë vendimmarrëse.
Ndërsa për piken G te nenit 4 «Veprimtari profesionale» është ushtrimi i profesionit të arkitektit për një periudhë të caktuar kohore, Zahaj thekson se është i pakuptimte dhe cënon drejtpërsëdrejti arkitektin.
Bashkim Zahaj: Është si ti thuash një poeti, ju mund të shkruani poezi deri në këtë moshë, më pas jo.
Urdheri i Arkitektit nuk është bërë ende publik nga ministria e Infrastrukturës dhe kryetari i këtij urdhri mbetet akoma anonim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/themelohet-urdhri-profesional-i-arkitektit-zahaj-vendim-absurd
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz