#oranews #boom
Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli mbrëmjen e sotme në vëmendje të opinionit rrugën e Priskës së Madhe, e cila është në gjendje tejet të amortizuar dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme.
Edhe pse banorët janë ankuar disa herë, mesa duket nuk është marrë asnjë masë deri tani.
Banori: Rruga është shumë e shkatërruar, nuk kalohet fare me mjete. Është gjynah të blesh një makinë.Jemi ankuar por se ka vënë dorën njeri. Kemi mbushur vetë ndonjë gropë.
Banori: Në këtë rrugë kanë defekt dhe njerëzit, jo makina.
Banorja: Në këtë situatë të rrijë rruga është gjynah, nuk jemi shumë larg Tiranës.
Banori: Kanë bërë ankesa por nuk është duke i marr njeri parasysh.
Banori: Partitë dhe qeveritë ndërrojnë, rrugët po këto rrinë.
Gazetari i "BOOM" takoi përgjegjësin e shërbimeve publike në njësinë administrative Dajt.
Artan Baliaj: Rruga e Priskës është një rrugë e ndërtuar para 12 vitesh, është amortizuar. Plus që ka pasur ulje toka, rrëshqitje dhe kemi pasur ankesa të qytetarëve të asaj zone.Priska është fshati më i madh i njësisë administrative të Dajtit, është fshat në zhvillim. Që në fund të 2017 është bërë projektideja,vlerësimi dhe në 2018 nuk u fut në projektbuxhet, për 2019 është futur. Mendojmë që këtë vit do të zgjidhet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjynah-te-blesh-makine-boom-sjell-gjendjen-e-degraduar-te-rruges-se-priskes
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz