Skiatorët shqiptarë nisën të enjten garat e tyre në botërorin që po zhvillohet në Suedi. Në provën e parë në slalomin gjigant më i miri prej tyre ishte Erjon Tola. Ai e përfundoi në vendin e 55 garën kualifikuese dhe pritet të vendoset nëse do të kalojë në finale. Rezultate më modeste për të rinjtë Marsel Biçoku, Mathieu Kaço dhe Vasil Veriga, por që gjithsesi e përfunduan provën.
Në slalomin gjigant për femra Suela Mëhilli nuk mundi ta përfundonte garën, pas problemeve fizike. Shqipëria përfaqësohet për herë të parë me 5 skiatorë në një aktivitet të këtyre përmasave. Ata synojnë të përfitojnë sa më shumë pikë olimpike që vlejnë për pjesëmarrjen në Lojërat Dimërore të vitit 2022 në Pekin.
Tv Klan