Aksidenti tragjik, tri dite zie ne Gostivar

RTV KLAN 2019-02-14

Views 1

Dhjetëra qytetarë dhe familjarë ishin grumbulluar para komunës së Gostivarit të cilët deklaruan se kjo ngjarje ishte një tragjedi e madhe për Gostivarin.

Ndërkaq, mbledhje përkujtimore u mbajt edhe në komunën e Vrapçishtit ku morën pjesë përfaqësues të lartë politikë dhe përfaqësues fetarë.

Zv.ministri i punëve të Brendshme Agim Nuhiu, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje përkujtimore deklaroi se akoma po hetohet rasti dhe nuk është gjetur shkaku që ka çuar në këtë tragjedi.

Ndryshe, qyteti I Gostivarit dhe komunat përreth janë tronditur nga kjo ngjarje tragjike ku janë ndërprerë në mes jetët e 14 udhëtarëve të cilët ktheheshin nga Shkupi për në Gostivar.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form