Kisha Katolike: Po na vjedhin pronat

RTV KLAN 2019-02-14

Views 539

Kisha Katolike akuzon publikisht se pronat e saj po i merren padrejtësisht. Në një konferencë për mediat, përfaqësues të klerit katolik përmendin emrin e prokurorit Armand Gurakuqi, që sipas tyre, në mënyrë të kundërligjshme po kërkon të tjetërsojë një sipërfaqe prone prej 900 metrash, pas selisë së Kishës Katolike në rrugën e Kavajës në kryeqytet.

Bëhet fjalë për këto dy banesa, për të cilat avokati i Kishës Katolike thotë se po tjetërsohen padrejtësisht.

Pas këtyre akuzave, Televizioni Klan kontaktoi me prokurorin Armand Gurakuqi, i cili pranoi se e ka hetuar këtë çështje, por tashmë sipas tij, ai është zëvendësuar prej kohësh nga një prokuror tjetër.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form