Report Tv-Vritet në Tiranë nëna e 4 fëmijëve, shpallet në kërkim kunati

Report TV 2019-02-14

Views 8

Një grua u gjet e vrarë mëngjesin e sotëm pranë bregut të Liqenit të Sharrës, në periferi të Kombinatit në Tiranë. Lirie Xhepa 49 vjeçe, nënë e 4 djemve, (dy në Greqi, dhe dy në Shqipëri), u gjet e pajetë nga qytetarë të rastësishëm, pranë bregut të liqenit të Sharrës, të cilët më tej kanë njoftuar Policinë.

Burime nga Policia thanë se gruaja është qëlluar me armë zjarri me një plumb në kokë, dhe dyshimet referuar hetimeve të deritanishme çojnë drejt pistës së krimit në familje. Policia ka ngritur dyshime se autor mund të jetë kunati i së ndjerës. Bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta vite më parë, dhe 49-vjeçarja jetonte e vetme me dy fëmijët e saj. Viktima me kunatin e saj janë fqinj, banesat e tyre janë 500 metra larg, dhe ndodhen në lagjen "Qershori" në periferi të kombinatit. Report Televizion mëson përmes burimeve nga policia, se gruaja kishte pasur konflikte të vazhdueshme me njërëzit e burrit të saj të ndarë nga jeta. Mësohet se ata nuk pranonin dhe lejonin të krijonte lidhje dashurie. Po ashtu, një pistë që mbetet të verifikohet është edhe ajo e një konflikti të mundshëm pronësie.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS