#oranews #ratifikohetprotokolli #maqedonieveriut #nato
Kuvendi i Shqipërisë është ndër të parët parlamente që ratifikon Protokollin e Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Pas një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Maqedoni, debateve për politikën e brendshme dhe incidentit mes deputetit demokrat Edi Paloka dhe kryeministrit Edi Rama, parlamenti miratoi unanimisht protokollin për aderimin e republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Në fjalën e mbajtur para deputetëve shqiptarë, kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri u shpreh se rruga drejt këtij momenti ka qenë e vështirë, por politikanët zgjodhën të ardhmen e sigurt.
"Nuk hezituam në asnjë moment, sepse qytetarët tanë meritojnë të jenë të lumtur me të drejta liri të barabarta dhe standarde europiane."
Kryeministri Edi Rama e cilësoi një arritje e përbashkët mes shqiptarëve dhe maqedonasve të veriut.
"Pa shqiptarët nuk do të kishte Maqedoni të Veriut. Nëse sot situata në Maqedoninë e Veriut është më mirë se asnjëherë tjetër i dedikohet rolit konstruktiv të lidershipit të shqiptarëve dhe lidershipit kurajoz të Zoran Zaev" u shpreh Rama.
Nga ana e tij kryeopozitar Basha u shpreh se faktori politik në vendin fqinjë tregoi vizion dhe maturi.
"Është meritë e madhe të gjithë faktorit politik të fqinjit tonë dhe faktorit politik shqiptar i cili kurrë nuk u lëkund nga kjethtësia e prioriteteve"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shqiperia-ratifikon-protokollin-maqedonia-e-veriut-ne-nato
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz