Deri pak kohë më parë, hapësira në zonën e njohur si Përroi i Gjerozës në Qesarakë, ishte një nga më të degraduarat në kryeqytet, por tashmë ajo është transformuar tërësisht. Bashkia e Tiranës ka ndërtuar rrugën e re mbi Përroin e Gjerozës, që kufizohet nga rruga ?Muhamed Deliu? dhe ajo e Teleferikut, duke e ndërthurur me zona çlodhëse, lulishte e kënd lojërash.
Gjatë 40 muajve të fundit në shërbim të qytetarëve, janë ndërtuar mbi 40 kënde lojërash në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Veliaj siguroi se ky mobilizim për më të vegjlit dhe për hapësira çlodhëse për më të rriturit, do të vijojë edhe gjatë katër viteve të ardhshme.