#oranews #prokuroret #klp
Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk mund të marrë masë disiplinore për prokururorët për shkak të vakumit ligjor. Mazhoranca shprehet se kjo duhet të zgjidhet në Këshillin e Legjislacionit, por kjo është e vështirë sipas PS, pasi opozita e ka bllokuar atë. Por ndryshe nga KLP, KLGJ mund të marrë masa disiplinore për gjyqtarët pasi deri në krijimin e ILD është në funksion Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
"Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë amendamentet përndryshe mos e merrni mundimin të vini te KLP të kërkoni disiplinë për prokurorët" deklaroi Gent Ibrahimi.
Shkeljet që mund të bëjnë prokurorët nuk do të mund të ndëshkohen për shkak të një vakuumi të krijuar prej politikës.
Masat disiplinore ndaj tyre janë kompetencë e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, i cili ende nuk është krijuar.
Mazhoranca e pranon ngërçin por zgjidhja mund të vijë nga Këshilli i Legjislacionit.
Vasilika Hysi: Këshilli i Legjislacionit është i bllokuar për shkak të opozitës. U drejtohem kolegëve të opozitës që janë anëtarë të Këshillit të Legjislacionit për të finalizuar dhe për të dakordësuar riformulimet e atyre 2-3 neneve që kanë mbetur dhe për të kaluar ndryshimet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/disiplinimi-i-prokuroreve-klp-ne-ngerc
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz