Abuzimet me të rinjtë, adoleshentët nuk flasin me psikologët dhe mësuesit: Nuk kemi besim

Report TV 2019-02-13

Views 0

Rastet e rënda të ndodhura së fundmi me abuzimet seksuale me të mitura, kanë rikthyer edhe njëhherë vëmendjen te adoleshentët dhe problemet e tyre. Shumica e abuzimeve ndodhin pasi adoleshentët e kanë të vështirë të tregojnë problemet personale, prindërve mësuesve ose psikologëve. Ata preferojnë që të vuajnë abuzimin nga frika e paragjykimit.

Psikologia Anxhela Peza shprehet se komunikimi me adoleshentët është vështirë të menaxhohet nga prindërit ose mësuesit.Ndërsa sa i përket komunikimit që të rinjtë kanë me psikologët, Peza shprehet se në kryeqytet situata ka ndryshuar edhe pse ka të rinj që shpesh hezitojnë, ndërsa në rrethe ende është vështirë që një i ri ti drejtohet një psikologu për probleme personale.

Mësuesja e gjimnazit ?Ismail Qemali? Desara Karaj tregon për Report Tv se ka pasur raste të shumta kur shumë situata të pakëndshme janë parandaluar pasi nxënësit kanë folur me mësuesit për shqetësimet që kishin. Nisur nga këto raste, mësuese Desara u drejton një mesazh të gjithë të rinjve.
?Kemi pasur raste kur ka funksionuar dialogu nga eksperienca ime 20-vjeçare. Një këshillë nga një më i rritur do i ndihmonte shumë të rinjtë?.

Ndërkohë të rinjtë shprehen se nuk flasin për problemet e tyre pasi nuk kanë besim.
?Nuk shkojmë te psikologu për të folur për problemet që kemi, as te mësuesit, nuk kemi besim. Po të shkojmë te psikologët të cilësojnë të çmendur?.

Rasti i 14-vjeçares së përdhunuar nga bashkëmoshatarët e saj në Kavajë, dhe rasti i 15-vjeçares në Mirditë, duhet të shërbejë si një këmbanë për të gjithë prindërit, mësuesit, psikologët dhe insitucionet përkatëse, në mënyrë që të nxisin fëmijët të kërkojnë ndihmë në çdo rast që ndjejnë nevojën të kërkojnë mbështetje, siguri dhe mirëkuptim, në mënyrë që të mos bien pre e abuzimeve.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS