Pa Gjurme- Eskluzive me dy të humbur: 24 vjecarja rrëfen arsyet , 14 vjecari lezhjan tregon ..

Report TV 2019-02-12

Views 1

Pjesa e pare Dt 12 SHKURT Gjendet në Shkodër Kristjan Ndoj, i mituri që kisht humbur çdo kontakt me familjen e tij prej 22 dhjetorit të vitit 2018. I mituri u gjet pas denoncimit të rastit në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Televizion. Gjatë kësaj kohe i mituri kishte lypur, ku me paratë e marra blinte ushqime. Babai më herët deklaroi në emision se disa të rritur e kishin marrë peng djalin e tij, duke e mësuar se nuk duhej të kthehej në shtëpi, por si djali i vogël, ashtu edhe babai, Pali, nuk bënë publik asnjë nga emrat e personave të rritur që kanë sjellë këtë ndikim tek fëmija i tyre.

Pali dhe Vitorja nga Pojani i Pukës prindër të 5 fëmijëve erdhën në emisionin "Pa gjurmë" në kërkim të Kristianit, i cili ishte larguar edhe më parë nga banesa, sikundër ndodhi edhe në vitin 2018 kur teksa iku bashkë më shokë të tij nga shtëpia u gjet nga policia në plazhin e Shëngjinit, ai ishte i vetëm. Pasi policia e ktheu pranë familjes, prindërit Pali dhe Vitore e pyesin për shkakun e largimit të tij. Kristiani i pohoi se ishte një djalë i rritur, ai që i kishte thënë të mos kthehej në shtëpi, pasi do të rrahin dhe do të bëjnë keq.

Pas këtij episodi një tjetër do ta përndiqte familjen Ndoj, pasi Kristjani u nis në shkollë në orën 07:30 të mëngjesit. Ai mësohet të ketë bërë mësim deri në mesditën e asaj dite. Në kohën e pushimit të drekës është larguar datën e 22 dhjetorit, prag Krishtlindjes 2018, afro 2 muaj që nga largimi i Kristianit. Ky është largimi më i gjatë nga banesa i 14-vjecarit, djali me flokët e sytë e zinj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS