#oranews #sonilameco #tempora #ramushharadinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, tha se territori i Kosovës nuk është mall për tregti, ndërsa shtoi se kushdo që flet për ndryshim territoresh është armik i Kosovës.
Pjesë nga biseda:
Haradinaj: Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu. Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej. Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh.
Meço: Ju kur dëgjoni fjalët shkëmbim, ndarje, demarkacion kufiri, korrigjim...
Haradinaj: Janë ofendime, sulme direkte në territor. Agresion janë nga kushdo që vjen.
Meço: Ju vetë jeni interesuar se nga ka buruar kjo ide?
Haradinaj: Ka Kosova armiqtë e vet që nuk janë pajtuar as me pavarësinë, as me territorin. I ka pasur dhe do t'i ketë gjithë jetën. Ka edhe njerëz që kanë krijuar Kosovën dhe që e mbrojnë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kohet-qe-jeton-kosova-sot-ne-tempora-ramush-haradinaj-dhe-baton-haxhiun
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz