Ora News - Videoja e turpshme, Lleshaj: Polici u arrestua, nuk po gjejmë dot denoncuesin

Ora News Lajme 2019-02-12

Views 0

#oranews #videoeturpshme #zhduketdenoncuesja
?Zhdukja? e denoncuesues së efektivit Berhan Bajrakurti të arrestuar pas publikimit të një video skandali ku ai kryen veprime të turpshme dhe pretendohet se ngacmon një vajzë 15 vjecare, duket se po mban pezull zbardhjen e të vërtetës së historisë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i mbërritur në Malësi të Madhe posacërisht për këtë çështje, u tregua i rezervuar për hetimin, por theksoi se Policia pas denoncimit në internet, tashmë po kërkohet ai.

Pyetje: Ju përfaqëson ai polic?

Lleshaj: Ai është i arrestuar nga policia

Pyetje: Ka një denoncim?

Lleshaj: Është arrestuar që mbrëmë?

Pyetje: Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncim familjes?

Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë, policia e shtetit po kërkon që mbrëmë dhe denoncuesi nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore. Kush është denoncuesi?

Lleshaj mohoi të mos jetë pranuar denoncim nga dy komisariatet në lidhje me skandalin e pretenduar, ndërsa theksoi se polici po mbahet i arrestuar me qëllim të mos intimidohet kallëzuesi.

Lleshaj: Duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një dononcuesi potencial. Fakti që nuk kemi denoncues është pyetja më e madhe që do të sqarojmë shumë shpejt.

I venë nën kritikë për skandalin e policit të Malësisë së Madhe, Lleshaj kishte këtë përgjigje.

Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja dhe e gjithë shoqërisë, na përfaqësojnë të gjithëve ne.

Por një mendim ndryshe nga Lleshaj ka Vasili:

Vasili: Vetë stacioni i policisë në Malësinë e Madhe ishte pa kamera dhe nuk ka asnjë kamer të instaluar. Dhe nuk ka asnjë kamer të instaluar që të evidentonte qartësisht edhe momentin e denoncimit dhe denoncuesin dhe gjithë situatën e vërtetë.

Deri më tani shumë pak detaje kanë dalë në dritë lidhur me rastin, por burime nga grupi hetimor i thanë Ora News se efektivi ka pranuar videon, por ajo nuk ka lidhje me të miturën dhe se mohon të ketë ngacmuar 15-vjeçaren.

Ndërkaq egziston mundësia që video të jetë regjistruar duke mos patur protagoniste vajzën e mitur, por një person madhor në moshë.

Gjithsesi hetimet vijojnë ku një verifikim i plotë po i bëhet nga ekspertët telefonit të policit dhe komunikimeve që ai ka bërë në rrjetet sociale.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/videoja-e-turpshme-e-policit-ministri-lleshaj-shkon-ne-malesi-te-madhe

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form