Vendimi per Dajtin, Gjonaj: Te shkarkohen 3 gjyqtaret

RTV KLAN 2019-02-11

Views 0

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e tre gjyqtarëve, që ishin pro pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit. Për ministren Gjonaj, ata kanë kërcënuar rëndë figurën e gjyqtarit.

Gjonaj bëri publike dhe shkeljen kryesore të 3 gjyqtarëve.

"Kanë pranuar kërkesën kur kjo kërkesë ishte paraqitur jashtë afateve të parashikuara nga ligji".

Fuat Vjerdha, kryesuesi i trupës gjykyese që ishte kundër pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar, ka publikuar vendimin e marrë. Ai së bashku me Lindita Hoxhën, nuk është pajtuar me tre kolegët e tjerë që firmosën për uljen në 25 vjet të dënimit për Dajtin, i cili në vitin 2009 vrau katër efektivë policie. Në këtë mënyrë u shmag dënimin me burgim të përjetshëm.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS