Një foshnje 13 muajshe nga Sveti Nikolla është viktima e dytë e fruthit. Foshnja siç bëjnë të ditur autoritet shëndetësore ishte infektuar nga babai i saj ndërsa ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore. Epidemia e fruthit ndërkohë vijon të zgjerohet. Janë regjistruar edhe 9 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim.