Report TV - Basha i fton vlonjatët në protestë/ Qytetarja: Ju harroni sa merrni karriget

Report TV 2019-02-10

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Vlorë ku zhvilloi takime me qytetarët ndërsa u ka bërë thirrje atyre të bashkohen me protestën e madhe që pritet të organizojë opozita më 16 shkurt në kryeqytet.

I shoqëruar nga deputeti i PD-së, për Vlorën, Agron Shehaj 5 ditë para protestës gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi qeverinë e Kryeministrit Edi Rama për keqmenaxhim të ekonomisë dhe keqqeverisje të vendit. Ai ju drejtua qyterëve duke thënë se 16 shkurti duhet të jetë dita kur të gjithë duhet të bashkohen për t'i dhënë fund këtij pushteti politik që sipas tij ka marrë peng gjithë Shqipërinë dhe ekonominë e vendit .

Gjatë këtyre takimeve Basha ka prezantuar alterantivën e programin të ri ekonomik, që po përgatit dhe ka gati Partia Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, në bashkëbisedim e sipër me të një qytetare e ka vënë me shpatulla pas muri kreun demokrat, duke thënë se drejtuesit politik, janë mësuar duke bërë premtime të ndryshme për ta dhe e harrojnë popullin sa marrin karriget e pushtetit.

Basha: Me çlirimin që do i japim ekonomisë nga kjo oligarki ju do paguani vetëm 0.5 % të gjiros vjetore dhe asnjë tarifë tjetër takse shtesë.

Share This Video


Download

  
Report form