Report TV - Manastirliu viziton qendrën e rehabilituar shëndetësore në Korçë

Report TV 2019-02-10

Views 0

?Testi HPV për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, do të kryhet falas në çdo qendër shëndetësore?. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të rehabilituar të lagjes 4 në Korçë.

?Investojmë jo vetëm për përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin parësor, por edhe në programet kombëtare të parandalimit, si, kontrolli mjekësor bazë dhe depistimi i kancerit të qafës së mitrës, për të ulur barrën e sëmundshmërisë dhe për të përmirësuar shëndetin e qytetarëve?, tha Manastirliu.

?Kemi shkurtuar në rang kombëtar, nga 8 në 3 ditë, kohën e pritjes për vizitë te mjeku specialist, falë programit të referimit online, që ka lehtësuar qytetarët dhe mjekët? u shpreh Manastirliu duke u ndalur tek programet e shëndetësisë elektronike.

Qendra shëndetësore e lagjes 4 në Korçë, e cila ju shërben 5 mijë banorëve të rajonit 2 të këtij qyteti, ofron sot një standard të ri shërbimi për qytetarët. Kjo qendër është një prej 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave të rindërtuara, pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave moderne shëndetësore.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS