#oranews #armandoduka
Pas suksesit në Romë, ku u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka mbërritur në Tiranë. Në një prononcim për mediat, kreu i FSHF-së tha se ky ishte një objektiv i Federatës prej dy vitesh.
"Besoj se është mirë për futbollin shqiptar, mirë për Federatën e Futbollit që është e përfaqësuar në këtë organ ekzekutiv. Në fakt nuk është një rastësi, nuk është një gjë që vjen rastësisht. Kuptohet që ne kemi tentuan edhe para 2 vitesh për të qënë pjesë e Komitetit Ekzekutiv. Ka kohë që përfaqësohemi me të gjithë Komitetin e përkohshme të UEFA-s, në të gjitha nivelet. Me disa nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe me disa nga anëtarët e organizatës së FSHF-së dhe tashmë në Komitetin Juridik që besoj se është një gjë e mirë."
Duka u ndal dhe te "Arena Kombëtare", duke konfirmuar që stadiumi do të jetë gati në qershor.
"Ne kemi objektiv që të luajmë në stadiumin kombëtar sfidën kundër Moldavisë. Meritojmë që të bëjmë aktivitete ndërkombëtare dhe për këtë kemi aplikuar në FIFA e UEFA për të garuar në kompeticione të përballueshme për kushtet tona, si tek të rinjtë apo të reja. "
Kreu i FSHF-së u shpreh edhe për çështjen e Skënderbeut në UEFA, ku konfirmoi se Komiteti Ekzekutiv bën vetëm strategjinë dhe vendimarrjen për realizimin e politikave dhe nuk mund të merret në veçanti me çështjen e skuadrës korçare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/u-zgjodh-anetar-i-komitetit-ekzekutiv-ne-uefa-duka-nuk-ishte-e-papritur-e-kishim-planifikuar-prej-2-vitesh
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz