Ora News - Në Shqipëri 40% e bizneseve të vogla nuk kanë llogari bankare

Ora News Lajme 2019-02-08

Views 1

#oranews #shqiperi #llogaribankare

Rreth 40% e bizneseve të vogla në vend nuk kanë një llogari bankare. Për të ulur qarkullimin e parave të pista në vend qeveria ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh ligjore ku parashikohet që të gjitha bizneset me xhiro mbi 2 mln lekë në vit kanë detyrimin që transaksionet ti realizojnë nëpërmjet bankave. Drejtori i politikave Fiskale bën me dije se në fokus do të jenë edhe OJF-të pasi shpesh abuzojnë me fondet.

40% e bizneseve të vogla në Shqipëri i realizojnë transaksionet me para në dorë pasi nuk kanë një llogari bankare. Drejtori i politikave Fiskale në Ministrinë e Financave ka shpjeguar se ndryshimet në ligj të cilat detyrojnë bizneset me xhiro mbi 2 mln lekë të kenë një llogari bankare janë bërë për të ulur qarkullimin e parave të pista.

Niko Lera Drejtori i Politikave Fiskale: Detyrimin që tatimpaguesit që kanë status person juridik, pra që janë kompani, si dhe tatim paguesit që janë persona fizik, tregtarë, por me qarkullim 2 mln lekë e lart, të kenë detyrimin për të çelur llogari likuiduese. Rezulton se 40% e tatimpaguesve të biznesit të vogël nuk kanë llogari.

Të gjitha ndryshimet në draft parashikohet që të hyjnë në fuqi brenda tre muajve ndërsa parashikohen edhe penalitete për ato biznese që nuk do të hapin një llogari dhe gjobat variojnë nga 50-100 mijë lekë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-shqiperi-40-e-bizneseve-te-vogla-nuk-kane-llogari-bankare

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS