Gruaja jo vetëm si ?mollë sherri? por edhe e kthyer në një lojë të fortë mes burrit dhe të dashurit është epiqendra e shfaqjes teatrale ?Mashtrimi.
E duartrokitur disa herë nga publiku shqiptar, Artan Imami këtë herë edhe si regjisor tregon se si lindi ideja për ta vënë në skenë këtë pjesë.
Artan Imami, aktor/regjisor: Ka qenë një pjesë që më ka intriguar sa e kam pare. Gjithmonë kam humbur si spektator, është një pjesë që kur të kap të fut në grackën e spektatorit.
Në rolin e të dashurit, aktori Indrit Çobani tregon se e veçanta e kësaj komedie thriller është ndërthurja mes intrigave dhe batutave, që e përfshin publikun duke e vendosur edhe në rolin e investiguesit.
Frymëzim për kinematografinë në mbarë botën, vepra e autorit Antony Shaffer rivjen në skenën e teatrit ArTurbina këtë fundjavë në orën 19:00.
Tv Klan