Report TV - Rrëmbimi i Aurel Gunit në Elbasan, dëshmitë / Historia e ditëlindjes dhe ajo sentimenale

Report TV 2019-02-08

Views 2

Aurel Guni, vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan u rrezikua të rrëmbehet dy ditë para vitit të ri 2019 nga Behxhet Mosmuça, ku sipas Gunit qëllimi ishte për ta çuar në zonën ku qëndron një grup kriminal në Elbasan. Por ndryshe nga qëndrimi i të dëmtuarit Guni se ishte tentuar të rrëmbehej, dy të arrestuarit e prokurorisë për këtë ngjarje Behxhet Mosmuça dhe e dashura e tij Fjona Cani,kanë treguar rrethana të tjera mbi ngjarjen, duke e lidhur konfliktin me një histori ditëlindje dhe histori sentimenale. Behxhet Mosmuça pranon se ka njohje me Aurel Gunin madje është shok i ngushtë tij. Ndërkohë vetë Guni në deklarimet e tij ka pohuar se nuk e njihte kush person ishte që kishte tentuar ta rrëmbente.

?Tri ditë para, në datën 23 dhjetor 2018, i kam thënë Aurelit që djali im ka datëlindjen dhe i kam kërkuar atij të shkonim në Pogradec, pasi fëmijët e tu janë si fëmijët e mi, ashtu sikundër fëmijët e mi janë si fëmijët e tu. Unë e lashë në dorë të Aurelit për datëlindjen. Vëllai im Aureli, nuk ma dha makinën që ka vetë, një benz gjysmë fuoristradë. Pasi u revoltova që nuk iu realizua dëshira fëmijës tim, unë një pasdite i çova mesazh dhe ai ishte në Berat. Ditën që kemi debatuar, i kam thënë: ?më ke thënë se djali yt është si djali im, ashtu siç i trajtoj unë fëmijët e tu?- ka deklaruar në gjykatë Mosmuça.Pas këtij debati të dyja palët janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Aurel Guni, ka shkuar në spital për të marë mjekim. Pasi është vënë në dijeni për këtë ngjarje, policia gjyqësore ka marrë kallëzimin e të dëmtuarit, ka marrë deklarimet e bashkëshortes së tij, Verore Guni dhe të shtetasit Besnik Guni (prindi i të dëmtuarit).Aurel Gunit i është bërë këqyrje fizike. Ndërkohë Shqiptarja.com mëson se po ditën e ngjarjes, Fjona Cani, e dashura e Behxhet Mosmuçës,ka shkuar në shtëpinë e Aurelit, ku aty gjendeshin bashkëshortja e prindërit e tij dhe ajo ka hyrë dhe pa pëlqimin e familjarëve të të dëmtuarit. Fjona, u ka kërkuar e kërcënuar përkundër dëshirës së familjarëve të dëmtuarit, që Guni të tërhiqte kallëzimin kundër të dashurit të saj Behxhet Mosmuça.

Share This Video


Download

  
Report form