Zjarr te një nga apartamentet te banesat sociale në Shkozë, shkak pakujdesia e fëmijëve

Report TV 2019-02-07

Views 5

SHKOZË- Një banesë sociale është përfshirë nga flakët rreth orës 11:45.

Report Tv raporton se zjarri ka rënë në kuzhinën e apartamentit të katit të tretë, për shkak të pakujdesisë së fëmijëve të familjes. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilat kanë vendosur zjarrin në kontroll. Sakaq, policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Share This Video


Download

  
Report form