Lulzim Basha mohoi edhe përpara banorëve të Vorës se nuk do të ketë asnjë marrëveshje si ajo e 18 Majit me kundërshtarin e tij politik, të cilit i ripërsëriti kërkesën për krijimin e një qeverie kalimtare, që do të mund të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.
Miqve ndërkombëtarë, që tha se i kërkojnë votën e opozitës për amendimet e Kodit Elektoral, u shpjegoi se problemi qëndron tek zbatimi i ligjit. Me programin ekonomik të Partisë Demokratike njohu edhe banorë e përfaqësues të biznesit të vogël.
Ndërsa në një tjetër takim me banorët e Astirit, Basha akuzoi Kryeministrin Rama për atë që e cilëson aferë korruptive me projektin e Unazës së Re. Basha i ftoi banorët e Astirit që të bashkohen në 16 Shkurt në protestën e thirrur nga opozita.
Tv Klan