Korrupsion, pranga 4 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-02-06

Views 6

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Katër punonjës dhe ish punonjës të Ministrisë së Drejtësisë janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për shpërdorim detyre, në 4 tendera të ndryshëm në këtë institucion.Në pranga ka përfunduar Juliana Hoxhaj ish sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësie, e larguar para një viti si dhe Aurel Lamce Drejtor i Sherbimeve Mbështetese në Ministrine e Drejtësisë.Urdher arresti u nxorr edhe për Dy specialist të IT-së në këtë Ministri, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.Gjithsej janë hetuar 12 persona nga prokuroria e Tiranës, me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë pas dyshimeve për skema korruptive dhe shpërdorim detyre.Hetimet kanë nisur para një viti ndërsa vepra e dyshuar, shpërdorim detyre, për të cilën ato hetohen është kryer në vitet 2016-2017.Juliana Hoxha pati ne qershor 2017 nje perplasje me Gazmend Bardhin ne momentin qe ky i fundit mori detyren e perkohshme si Minister i Drejtesise pas paktit Rama-Basha ne prag te zgjedhjeve te atij viti. Bardhi kerkoi shkarkimin nga detyra te sekretares se pergjithshme te ministrise me argumentimin se ajo ishte pjese e listave te PS.

Share This Video


Download

  
Report form