Donika Prela, drejtuesja e komaduar e Krimeve të Rënda, është konfimuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. KPK-së i janë dashur dy javë për të arritur në këtë vendim pasi ka verifikuar edhe disa denoncime publike të bëra gjatë kësaj periudhe në media ndaj Donika Prelës. Por këto denoncime nuk kanë ndikuar në vendimin e kësaj të marte.
Vendimi për Donika Prelën ishte caktuar për në datën 29 Janar, por pas denoncimeve të bëra nga opozita për prishje të hetimeve të disa dosjeve, mes të cilave edhe ajo për grupin e Avdulajve, Komisioni e shtyu dhënien e vendimit me një javë. Por sipas kryesuesit së trupës së Vettingut, nga verifikimi nuk doli asnjë element serioz për të rihapur hetimin.
Konfirmimi i Donika Prelës në dëtyrë nuk ka qenë një proces pa debate edhe për shkak të deklarimeve të pasurisë nga ana e bashkëshortit të saj. Sipas hetimit të kryer, për vite me radhë bashkëshorti i Prelës kishte shmagur taksat dhe sigurimet shoqërore pasi ishte paguar në të zezë. Mes saj dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në seancë pati një debat të forte. Në seancën e 22 Janarit Teo Xhekobs i tha Prelës se mospagimi i taksave i kishte lënë shije të keqe, pasi nuk ishte i sigurtë nëse bashkëshorti i saj ishte mashtruar apo kishte dashur të paguhej në atë mënyrë.
Pavarësisht se u konfirmua, Donika Prela nuk komentoi vendimin. Ajo nuk iu përgjigj as interesit të medias nëse do të aplikonte për në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK.
Tv Klan