#oranews #abuzimiseksual #elisaspiropali
Zëdhënësja e Qeverisë dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar për abuzimin seksual të 14-vjeçares në Kavajë.
Në një konferencë për mediat tha se Prokuroria duhet të bëjë të gjitha hetimet dhe të vendosë para ligjit fajtorët.
Elisa Spiropali: "Është një rast tmerrësisht i rëndë që ka nevojë për të gjithë vëmendjen e prokurorisë për tu hetuar deri në fund të gjitha instancat dhe fajtorët për tu vënë para ligjit."
Spiropali tha se e mitura është marrë nën kujdesin e Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Elisa Spiropali: "Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve e ka marrë vajzën nën kujdes psiko-social dhe psiko-shoqëror. Autoritetet po bëjnë detyrën e tyre."
Ndërsa akuzoi opozitën se po përdor rastin për 'ushqim politik' të ditës.
Elisa Spiropali: "Ama ajo që ndodh me përdorimin e këtij rasti në teatrin e ulët politik që kemi parë këto ditë dhe nuk u besoja syve kur pashë deklaratën e PD. Është vetëm një dëshmi e qartë e dëshpërimit opozitar që nuk ngurron të përdore edhe raste të tilla për ushqimin politik të ditës. Në rastin konkret policia e shtetit në momentin që ka marrë denoncimin për rastin e minorenes së abuzuar ka filluar menjëherë hetimin. Personat e përfshirë po heton nga prokuroria dhe jemi të sigurt që prokuroria do bëjë detyrën e saj.
Raste të tilla fatkeqësisht ndodhin edhe në vende të tjera. Por asnjë parti politike nuk del për ta përdorur rastin për politikë dhe të gjetur fajtorin, shkaqet dhe pasojat tek qeveria e një vendi."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/abuzimi-me-14-vjecaren-ne-kavaje-spiropali-fajtoret-te-vendosen-para-ligjit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz