#oranews #pedagoget #greve
Pedagogët e Shkencave Sociale nisën të hënën grevën pa afat. Vendimi nuk gjeti dakordësinë e dekanit të Fakultetit, por mori mbështetjen e kreut të Lëvizjes për Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili mbajti një ligjërim për studentët.
Të hënën pedagogët e Shkencave Sociale u paraqitën në Fakultet jo për mësim por për të nisur zyrtarisht grevën.
Vendimi i Asamblesë erdhi fill pas përfundimit të afatit një javor që pedagogët i kishin vendosur qeverisë por edhe takimit me Minsitren Shahini nga e cila nuk morën përgjigje për kërkesat.
Por vendimi nuk gjeti dakordësinë e dekanit, Edmond Rapti, i cili tha për mediat se në 10 klasa po zhvillohet mësim.
Rapti: Një pjesë tjetër e pedagogëve sot janë në një grevë të paralajmëruar këto ditë dhe një pjesë e studentëve vazhdojnë me të drejtën e tyre për të protestuar duke ndjenjur në hollin e takimit.
Për të mbështetur pedagogë e studentë të hënën në Fakultetin e shkencave Sociale ishte edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ardhja e Kurtit hasi në kundërshti të Dekanit, i cili tha se për praninë e tij në Fakultet duhej të merrej leje.
Rapti: Sa i takon zotit Albin Kurti, ai nuk ka marrë asnjë lloj kontakti me drejtuesit e Fakultetit dhe është i ftuar aty.Unë jam me studentët dhe i kam mnbështetur, edhe qeveria është me studentët.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pedagoget-e-shkencave-sociale-nisin-greven-pa-afat-studentet-bojkotojne-mesimin
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz