Ora News - Mjekja: Deri tani 2 të vdekur nga gripi, po verifikohet një rast i tretë

Ora News Lajme 2019-02-04

Views 0

#oranews

Tre persona kanë humbur jetën për shkak të virusit të gripit. Përgjegjësja e Sektorit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, shprehet se nuk kemi të bëjmë me gripin e derrit.

Ajo ka konfirmuar se janë duke u kryer ende verifikimet për personin e tretë që dyshohet se humbi jetën për shkak se ishte prekur nga Ah1N1.

Silva Bino: Deri tani janë dy raste të konfirmura me grip. Një rast i tretë po verifikohet nëse ka qenë si pasojë e gripit. Kemi intensitet mesatar. AH1N1 nuk është grip derri nuk ka asgjë të pazakontë. Është virusi sezonal që po qarkullon.

Ajo ka bërë thirrje për tu vaksinuar sidomos ata persona që vuajnë prej një sëmundje, teksa shtoi se është konfirmuar se personat që humbën jetën nuk kishin bërë vaksinën antigrip.

Silva Bino: Inkurajoj të gjithë njerëzit që të vaksinohen. Ka nisur që në fund të nëntorit 50 mijë doza janë prokuroruar nga MSh dhe 50 mijë doza të tjera kanë ardhur si ndihmë nga task forcë botërore për shëndetin.

Bino shton se është konfirmuar një rritje e të prekurve nga virozat, por është një situatë e njëjtë si rajoni.

Bino ka bërë thirrje që të prekurit nga fruthi të mos nxitojnë për të shkuar menjëherë në QSUT, por të vizitohen në qendrat e lagjeve.

Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form