Tragjedi në Liqenin e Shkodrës

RTV KLAN 2019-02-03

Views 0

Një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica u mbytën në liqenin e Shkodrës. Ata ishin duke lundruar me varkë, e cila u përmbys për shkak të stuhisë.

Sipas një dëshmitari, kanë vdekur, një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre, si dhe një i ri që u përpoq t?i shpëtonte. Mediat vendase raportojnë se, ishin gjithsej 9 persona, të cilët po shkonin për të vizituar manastirin e Vranjinës. 5 prej tyre mundën të dilnin me not në breg.

Aktualisht është gjetur vetëm njëri prej trupave, ndërkohë që në operacionin e kërkimit është aktivizuar dhe një helikopter.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form