Report TV - Dyshime se vdiq nga virusi i gripit të derrit, mjekja: Pacienti kishte patologji kronike

Report TV 2019-02-03

Views 0

TIRANE-Regjistrohet viktima e parë nga gripi në Shqipëri. Ai është Arben Sula nga qyteti i Elbasanit. Fillimisht u dyshua se 48-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e gripit të derrit, por shefja e repartit të reanimacionit në Sanatorium në një prononcim për mediat u shpreh se kjo gjë nuk është konfirmuar ende nga analizat. Alma Cani deklaroi se viktima Arben Sula kishte grip të zakonshëm, ndërsa gjendja e tij u komplikua si pasojë e probleme të tjera shëndetësore, pasi vuante nga mushkëritë.

"Ka ardhur në spitalin tonë me një gjendje të vështirë shumë në frymëmarrje, u detyruam ta fusnim në asistencë me frymëmarrje artificiale. Fatkeqësisht vuante edhe nga mushkëritë, pasi ishte alkoolist dhe pavarësisht ndihmës intensive nuk mundi të mbijetonte. Përsa i përket gripit, ne cdo vit presim raste të tilla, sidomos me ndryshimin e temperaturave dhe në rastin konkret nuk kemi ndonjë konfirmim të gripit të derrit, por janë elementë të gripit sezonal. Aktualisht janë tetë të shkruar jo me grip derri, por sezonal" deklaroi ajo.

Mjekja u bën apel qytetarëve që të kujdesen për shëndetin dhe të drejtohen për ndihmë nëse kanë probleme si pasojë e gripit. "Sidomos këto njerëz që janë me probleme kronike duhet të bëjnë vaksinimin paraparak dhe të evitojnë komplikacionet. Gripi fillon me temperatura të larta, dhimbje koke, kyçesh, fyti, këto janë simptomat paraprake. Nëse nuk merret mjekim kalojnë me komplikacione dhe ndjeshmëria është më e madhe te ata qytetarë që kanë probleme kronike dhe që duhet të jenë të kujdesshëm dhe të bëjnë vaksinimet. Moshat e treta dhe pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike janë më të riskuar në të tilla situata" tha ajo.

Share This Video


Download

  
Report form