Lideri demokrat Lulzim Basha ka ftuar qytetarët e Fierit t?i bashkohen në protestën e 16 shkurtit, që opozita do të organizojë në Tiranë para Kryeministrisë.
?Trefish taksa lokale e Fierit krahasuar me atë të Mallakastrës. Vende pune ma paga dinjitoze, ky është prioriteti i PD-së. Kjo është mundur, kush thotë të kundërtën gënjen. Ju ftoj në 16 shkurt të vini në Tiranë" tha ai.
E ndërsa kryeministri Rama u kërkoi dje studentëve që t'i kërkojë llogari rektorit të Universitetit për bllokimin e fakulteteve (lexo këtu), pasi u rrezikohet viti akademik, Basha u bëri një premtim.
?Asnjë shans nuk ka Edi Rama t?ua djegë studentëve vitin akademik. Me mirënjohjen për zgjimin e madh kombëtar, viti akademik do t?u njihet i plotë studentëve? tha Basha.
Ndërkohë, në Elbasan struktura të Partisë Demokratike zhvilluan një tubim duke u ankuar për betonizimin e qytetit nga bashkia e duke kërkuar bashkim në Tiranë në 16 shkurt.