Një grup qytetarësh protestuan sot në qendër të Shkupit. Të revoltuar për shkak të mosefikasitetit të pushtetit lokal dhe qendror në luftën kundër ndotjes së ajrit.Protesta u organizua nga Iniciativa Qytetare "Shoqëria Kancerogjene", e cila i dha një ultimatum autoriteteve, nëse nuk ndërmerren masa të serioze, në 15 ditët e ardhshme ata njoftuan radikalizimin e protestave. Aktivistët planifikojnë të bllokojnë hyrjet në institucione ose të paralizojnë rrugët kryesore në kryeqytet. Ata i kërkuan qeverisë të mbajë një mbledhje emergjente dhe masa për kundër ajrit të ndotur.